Turqia përsërit kundërshtimin e aneksimit të Krimesë

Turqia përsëriti qëndrimin e saj se Ankaraja nuk do të “njohë situatën de-facto” në Krime, raporton Anadolu Agency (AA).

“Republika Autonome e Krimesë në Ukrainë u aneksua nga Federata Ruse, bazuar në një referendum të paligjshëm të mbajtur shtatë vjet më parë”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Duke nënvizuar se situata aktuale në Krime “përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar”, ministria konfirmoi mbështetjen e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Me këtë rast, ne nënvizojmë edhe një herë rëndësinë që i kushtojmë sigurisë, mirëqenies dhe mbrojtjes së identitetit kulturor të turqve tatarë të Krimesë, të cilët janë ndër popujt përbërës të Krimesë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata shtoi se Ankaraja “do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në Krime”.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës, një hap ky i cili gjerësisht u konsiderua si i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Turqinë dhe OKB-në.



.. .

Ngjarja paraprake

Iran, betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe 97 persona

Ngjarja e ardhëshme

5 gjëra që mund të bëni me bimën e aloe verës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian