Turqia nxjerr armën e tmerrshme: Me këtë kontrollojmë të gjithë detet

Turqia ka nxjerrë një armë të re, të cilës zor se mund t`i shpëtojë një objektiv në det.

Ajo quhet “Vatoz”, është një minë detare që mund të kontrollohet në distancë dhe lëviz si një peshk i zakonshëm deri tek shënjestra e saj.

Pasi ngjitet tek anija apo nëndetësja që do të godasë, ajo  shpërthen duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Ky dron i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.

Sipas krijuesve të saj, mina “Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunazhi e dërgon mbrapsht në bazë edhe mesazhe të koduara. Ajo sidoqoftë, ende nuk ka hyrë në përdorim nga forcat ushtarake turke pasi po testohet.

Vatoz ka formën e një peshku raxha, dhe përbëhet nga alumin e titanium.

Ka dy kamera të vendosura në pjesën e përparme, në formën e një syri robotik dhe përmban tre motorë të integruar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ФОТО+ВИДЕО: Радост на лицето на Ембла, гостин и` беше претседателот Пендаровски

Story i radhës

COVID/ 8 të vdekur në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Të fundit nga