Turqia nis përgatitjet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

60 ton koncentrat iu dorëzuan prefekturës së Shkodrës si ndihmë e ardhur nga shteti turk për fermerët e zonave të prekura nga përmbytjet. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë se Turqisë theksoi se mbështetja për Shqipërinë është e gjithanshme.

“Këto nuk janë të vetmet gjëra që ne kemi bërë në fushën e ndihmave në vendin miqësor dhe vëllazëror Shqipëri. Siç e dini, spitali ynë do të hapet shumë shpejt. Paralelisht, në muajt e verës do t’i dorëzojmë edhe 522 banesat për vëllezërit shqiptarë të prekur nga tërmeti,” tha ai.

Duke iu referuar marrëveshjes Turqi-Shqipëri për grantin mbi përmbytjet ministri tha se shumë shpejt do të vijë një paketë pajisjesh dhuratë për nevojat që kanë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

“Ne do të vazhdojmë të transferojmë mbështetjen tonë teknike, njohuritë dhe përvojën për vëllezërit tanë shqiptarë në të gjitha aspektet,” tha ai.

Delegacioni nga Turqia gjatë vizitës në Shkodër, u ndal nga afër edhe në Xhaminë e Plumbit, për të cilën mes Turqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për restaurimin.

Xhamia e Plumbit, e listuar mes 50 Xhamive më të bukura në botë, përveç restaurimit falë financimit të shtetit turk nuk do të përjetojë më përmbytje pasi do t’i jepet zgjidhje këtij fenomeni me ndërtimin e sistemit mbrojtës.

Ngjarja paraprake

Funerali për ambasadorin italian, shteti kërkon zbardhjen e ngjarjes

Ngjarja e ardhëshme

Digne rinovon deri në vitin 2025 me Everton

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian