Turqia nis një operacion të ri anti-terrorist në lindje të vendit

Turqia ka nisur një operacion të ri antiterror në katër provinca të saj lindore, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni Yıldırım-13 Bestler-Dereler ka për qëllim të pengojë sulmet e mundshme gjatë dimrit, duke eliminuar plotësisht grupet terroriste separatiste dhe duke neutralizuar të gjithë terroristët e fshehur në rajon, tha ministria në një deklaratë.

Rreth 2.500 pjesëtarë të sigurisë, përfshirë forcat e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë, policinë dhe pjesëtarët e tjetër të sigurisë do të jenë pjesë e operacionit në provincat Sirnak, Siirt, Van dhe Hakkari, thuhet më tej.

Megjithëse deklarata nuk përmendi ndonjë grup specifik, grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në Turqinë lindore dhe qeveria ka filluar një sërë operacionesh këtë vit për të neutralizuar terroristët e PKK-së në rajon.

Të paktën 124 terroristë janë neutralizuar, 53 bashkëpunëtorë janë kapur, 190 shpella, strehimore dhe depo janë shkatërruar dhe një sasi e madhe armësh, municionesh dhe furnizimesh të tjera janë sekuestruar në operacionet Yıldırım deri më sot, tha ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Aksion policor në disa lokacione, kapen trafikantë të emigrantëve

Ngjarja e ardhëshme

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti kanë gati një plan madhështor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian