Turqia nis fazën e re të operacioneve antiterroriste

Turqia filloi një fazë të re të operacioneve të brendshme antiterroriste në lindje të vendit, duke zgjeruar luftën e vendit kundër terroristëve, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni “Eren-3” është ndërmarë në Malin Ağrı, në rajonin e provincës lindore Ağrı, me 59 ekipe operacionale, duke përfshirë mbi 1.000 pjesëtarë të xhandarmërisë, policisë dhe rojeve të fshatit.

Më 11 janar, Turqia nisi Operacionin “Eren” në rajonin Tendürek të provincave lindore Ağrı dhe Van.

Operacioni e mori emrin sipas 15-vjeçarit Eren Bülbül, i cili u martirizua nga terroristët e PKK-së më 11 gusht 2017.

Turqia nisi operacionet “Kapan” dhe “Yıldırım” në vitin 2020 me qëllim eliminimin e organizatës terroriste dhe separatiste PKK, si dhe pastrimin e rajonit nga terroristët.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Denver Nuggets regjistrojnë fitoren e dytë

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohet trofeu i Superkupës i edicionit 2019/20

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian