Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Turqia neutralizoi katër terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan pasi ata hapën zjarr në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” për të rrënuar paqen dhe sigurinë, tha ministria në një deklaratë.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin e qetë të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

A Ka Një Lidhje Mes Kripës Dhe Stresit – Çfarë Duhet Të Keni Kujdes

Ngjarja e ardhëshme

Enver Tahiraj – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian