Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjashtë terroristë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni ajror të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë, terroristët janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.

“Do të vazhdojnë operacionet tona derisa neutralizohet edhe terroristi i fundit”, thuhet nga ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Hani Shegë Në Mëngjes

Ngjarja e ardhëshme

Lamtumirë flokë të gjata, këngëtarja e njohur bëhet tullace

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian