Turqia neutralizon 7 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” shtatë terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, në një zonë të mbrojtur pranë kufirit turk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët, të cilët hapën zjarr nga Tal Rifat në Azaz, duke sulmuar zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, u neutralizuan nga mjetet turke të “mbështetjes me zjarr”, shkroi ministria në Twitter.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Gjatë operacionit gjithashtu u shkatërruan strehimore dhe pozicione që terroristët i përdorën për të sulmuar zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, shtoi ministria.

Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Zonat kryesisht janë pastruar nga terroristët, por kryhen sulme periodike ndaj stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Kryeministri i Britanisë dhe presidenti i SHBA-së zhvillojnë bisedë telefonike

Ngjarja e ardhëshme

El Sharaawy rezulton pozitiv me COVID-19, shtyhen testet mjekësore tek Roma

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian