Turqia neutralizon 3 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri të ditur sot se forcat turke neutralizuan të paktën 3 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ministria bëjnë të ditur se terroristët hapën zjarr ngacmues në zonën e ofensivës së saj ndërkufitare anti-terroriste në veri të Sirisë.

“Tre terroristë të PKK/YPG-së, të cilët hapën zjarr ngacmues në zonën e Operacionit Burimi i Paqes për të prishur paqen dhe mjedisin e sigurisë, u neutralizuan në një ndërhyrje nga komandot tanë heroikë”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin e qetë të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.



. .

Ngjarja paraprake

Historia e çiftit shqiptar që e mposhtën bashkë kancerin

Ngjarja e ardhëshme

Teofimo Lopez, kampioni më i ri i katërfishtë botëror në kategorinë e lehtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian