Turqia “neutralizon” 120 terroristë në tetor

Turqia “neutralizoi” të paktën 120 terroristë në operacionet në të gjithë vendin në tetor, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklaratat e tyre me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Ministria përmes një deklarate bëri të ditur se kundër terroristëve janë kryer në total 10.239 operacione, përfshirë tetë operacione në shkallë të gjerë dhe 43 operacione në shkallë të mesme në zonat rurale.

Në total 1.539 operacione u kryen në qytetet metropole si pjesë e operacioneve të sigurisë së brendshme, thuhet më tej.

“Në operacione u neutralizuan 120 terroristë. Nga terroristët e neutralizuar 92 ishin anëtarë të grupit terrorist KCK/PKK, 24 ishin terroristë të DAESH-it dhe 4 të tjerë ishin anëtarë të grupit terrorist të ekstremit të majtë”, thuhet në deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Ministria e Brendshme theksoi se të paktën 422 nga 2.700 të dyshuarit e arrestuar u dërguan në paraburgim nën akuzat se ishin në kontakt, kishin ndihmuar dhe mbështetur grupet terroriste.

Forcat e sigurisë shkatërruan 96 strehimore, shpella dhe streha, konfiskuarn 136 armë, 79 prej tyre ishin armë të rënda dhe me tytë të gjatë, 50 mina, 350 kilogramë material shpërthyes dhe mbi 17.500 fishekë të ndryshëm municionesh.

Operacionet antidrogë dhe kontrabanda

Për më tepër, janë kryer në total 18.357 operacione antidrogë dhe kundër kontrabandës, gjatë të cilave 24.976 të dyshuar u kapën, thuhet në deklaratë.

Bastisjet çuan në sekuestrimin e 9.7 ton kanabis, 179 kilogramë kanabis të papllenuar, 1.5 ton heroinë, 463 kilogramë kokainë, 101 kilogramë opium, 82 kilogramë bonsai sintetik, 369 kilogramë metamfetaminë dhe mbi 1 milion tableta ose forma të tjera të barnave të paligjshme së bashku me mbi 1.6 milionë rrënjë marijuanë.

Gjithashtu, në më shumë se 2.300 operacione kundër trafikut të drogës janë arrestuar 3.520 të dyshuar.

Afër 60 mijë pako cigare të paligjshme dhe rreth 300 mijë litra naftë e kontrabanduar janë sekuestruar.



.. .

Ngjarja paraprake

Topalli: I lumtur për golin e parë, Ballkanit ia shikoj çdo ndeshje, do ta fitojë titullin!

Ngjarja e ardhëshme

Mourinho: Ka raste kur njerëzit mendojnë se jam 75-vjeç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian