Turqia neutralizon 10 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 10 terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët, të identifikuar përmes zbulimit dhe mbikëqyrjes në rajonin Metina dhe Haftanin në veri të Irakut, u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajror, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

“Lufta jonë kundër terrorizmit vazhdon e pandërprerë në orët e fundit të vitit 2020, ashtu sikurse gjatë gjithë vitit”, tha ministria.

Ministria ndau gjithashtu pamjet e operacionit ajror.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior, përtej kufirit të Turqisë, për të planifikuar sulme në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Matip lëndimi i radhës te Liverpool, mungon në tri ndeshje

Ngjarja e ardhëshme

Vdes ish-menaxheri i Chelsea dhe Man Utd

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian