Turqia neutralizoi 7 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Forcat e sigurisë turke neutralizuan shtatë terroristë të tjerë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, terroristët po përpiqeshin të infiltrohen në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, në jug të kufirit të Turqisë.

“Komandot tanë heroikë parandaluan një tjetër infiltrim dhe përpjekje sulmi në zonën e Burimit të Paqes. 7 terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan para se të arrinin qëllimet e tyre”, tha ministria në twitter.

Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizuar” që nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer operacione të suksesshme antiterroriste në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve, përkatësisht operacionet Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e organizatës terroriste PKK.



.. .

Ngjarja paraprake

SHBA, asnjë akuzë kundër oficerit që qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake

Ngjarja e ardhëshme

Funksionojnë njësoj si antibiotikët, këto janë vitaminat me fuqi të lartë shëruese, ja në cilat ushqime gjenden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian