Turqia neutralizoi 26 terroristë në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 26 terroristë në veri të Sirisë, njoftuan nga Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët, të cilët po përgatisnin një sulm, u neutralizuan të hënën në rajonet Ras al-Ayn dhe Tal Abyad, thanë nga ministria.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Përkatësia e terroristëve nuk është përmendur, por grupi terrorist YPG / PKK sulmon civilët dhe forcat e sigurisë në këto rajone.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqës (2019).

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. YPG është degë e saj siriane.



.. .

Ngjarja paraprake

BioNTech tregon çmimin e vaksinës antiCOVID-19

Ngjarja e ardhëshme

“Lënë pas hasmërinë”, Boris Johnson e uron Joe Bidenin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian