Turqia në vitin 2021 do të vendos Sistemin e ID-së së objekteve

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Turqisë, Murat Kurum sot deklaroi se në vendin e tij në vitin 2021 do të vendoset Sistemi i ID-së i objekteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për tërmetin e fundit shkatërrues që goditi qytetin turk të Izmirit, Kurum tha se nuk u raportuan shembje ose dëmtime në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2000.

“Kur flasim për ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë gjatë tërmetit të fundit në Izmir, mesatarisht 30 për qind e atyre ndërtesave janë ndërtuar në periudhën 1990-2000, 70 përqindëshi tjetër para vitit 1990”, tha Kurum.

Ai konfirmoi se “vendi i tij në vitin 2021 po vendos Sistemin e ID-së së objekteve”.

Sa i përket masave të mbrojtjes nga tërmetet, Kurum tha se Turqia deri më tani ka siguruar që 24 milionë qytetarë të saj të jetojnë në ndërtesa rezistente ndaj tërmeteve.



.. .

Ngjarja paraprake

Mos e hidhni kurrë llumin e kafes, do të surprizoheni kur të mësoni se për çfarë mund ta përdorni

Ngjarja e ardhëshme

Bilanci i dashurisë, nevoja për të bërë llogaritjet midis dhënies dhe marrjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian