Turqia mirëpret vendimin e GJNP-së se ka kompetenca gjyqësore në Palestinë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) se gjykata ka kompetenca gjyqësore në territoret e Palestinës nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mirëpresim vendimin e GJNP-së se ka kompetenca gjyqësore në territoret e Palestinës, përfshirë edhe Kudsin Lindor që ndodhet nën okupimin e Izraelit që prej vitit 1967”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në deklaratë lidhur me vendimin thuhet se “Është domethënës hapi i hedhur që Izraeli të japë llogari për krimet që kryen në territoret palestineze dhe për të siguruar përcaktimin e përgjegjësve të krimeve në fjalë”.

Më tej thuhet se “Vendimi në fjalë do të kontribuojë në zbatimin e Rezolutës për Sigurimin e Mbrojtjes së Popullit të Palestinës i cili u miratua nën udhëheqjen e vendit tonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë periudhës së presidencës tonë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Mbështetja e vendimit të GJNP-së nga komuniteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në aspektin për ndërtimin parandalues ndaj përdorimit të forcës ekstreme dhe joproporcionale të Izraelit kundër popullit të Palestinës”.



.. .

Ngjarja paraprake

Afrikë, shkon në mbi 94 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Në moshën 51 vjeçare, vdes këngëtari i njohur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian