Turqia me sukses përmirëson aftësitë e avionëve luftarakë F-16

Industria e mbrojtjes e Republikës së Turqisë po punon me sukses për të përmirësuar aftësinë e mjetit kryesor luftarak të forcave ajrore dhe të zgjatë aftësitë e shërbimit të avionëve F-16 nga 8.000 në 12.000 orë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Zyrës së Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqisë (SSB), Ismail Demir, shkroi në Twitter se avionët luftarakë F-16 Block 30 u janë nënshtruar një projekti forcimi dhe përmirësimi strukturor.

“Midis 1.200 dhe 1.500 përbërës të secilit prej këtyre avionëve i janë nënshtruar një projekti revizioni dhe rinovimi, kurse inxhinierët po punojnë për këtë”, theksoi Demir.

SSB deklaroi më herët se aeroplani i parë i servisuar dhe i azhurnuar F-16 kaloi të gjitha provat dhe iu dorëzua për përdorim Forcave Ajrore të ushtrisë turke.

Projekti po zbatohet nga kompania kombëtare e aviacionit TUSAŞ. Me këtë, aeroplanëve luftarakë u bëhen servisimet e nevojshme dhe në mase të madhe përmirësohen dhe forcohen. Aftësitë e shërbimit të avionit zgjaten për 50 për qind.



.. .

Ngjarja paraprake

Kuds, përkundër masave, dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në varrimin e rabinit Soloveitchik

Ngjarja e ardhëshme

Vëmendjet e meshkujve që gratë nuk i vërejnë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian