Turqia lëshon urdhër për arrestimin e 27 të dyshuarve të FETO-s

Autoritetet turke lëshuan urdhër për arrestimin e 27 personave për lidhje të dyshuara të tyre me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndroi pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, bëri të ditur sot një burimi i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër për arrestimin e të dyshuarve nëpër 10 provinca, tha burimi. Të dyshuarit akuzohen për dhënien e pyetjeve të provimit të vitit 2005 të departamentit të policisë kandidatëve të lidhur me FETO-n.

Gjithsej 18 të dyshuar u arrestuan dhe kërkimi për të dyshuarit e tjerë vazhdon.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mundur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas fushatës së gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Republika e Afrikës Qendrore shpall shtetrrethim për shkak të sulmeve rebele

Ngjarja e ardhëshme

Bayerni interesohet për mesfushorin e Barcelonës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian