Turqia kundërshton armëpushimin “sipërfaqësor” mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Turqia ka kundërshtuar kërkesat “sipërfaqësore” për armëpushim në Kaukazin jugor, ndërsa ka mbështetur Azerbejxhanin, pas rreth një javë luftime të ashpra me forcat armene në zonën e Nago-Karabakut.

Derisa shtetet si Rusia, SHBA-ja dhe Franca, kanë bërë thirrje për t’u dhënë fund armiqësive, Turqia në krye me Presidentit Erdogan, ka mbështetur me vendosmëri Azerbejxhanin dhe ka përsëritur se pushtuesit armenë duhet të tërhiqen, shkruan Reuters.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar për gazetën italiane La Stampa, se Rusia mund të ketë rolin e ndërmjetësuesit, vetëm nëse është neutral.

Ndërkohë, armenët e zonës së Nago-Karabakut, kanë deklaruar se deri më tani raportohen 51 persona të vrarë në këto luftime, ndërsa thonë se ritmi i luftimeve është në rritje dhe mund të ketë vdekje të shumta.

Ngjarja paraprake

Asfaltohet një rrugë në Vërmicë

Ngjarja e ardhëshme

Të infektuarit e ri me Kovid-19 në Strumicë prej grupeve dhe moshave të ndryshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian