Turqia ka përdorur mbi 20 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria turke e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në Turqi ka tejkaluar 20 milionë sasia e vaksinave përfshirë dozën e parë dhe të dytë të aplikuara në kuadrin e luftës kundër koronavirustit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të ministrisë në faqen “https://covid19asi.saglik.gov.tr”, numri i dozave që janë aplikuar gjithsej ka arritur në mbi 20 milionë përfshirë 12.207.083 vaksina për dozën e parë dhe 7.793.292 vaksina për dozën e dytë.

Ndërkohë, përfshirë dozat e para dhe të dyta në Stamboll janë kryer 3.174.795 doza, në Ankara 1.599.758, ndërsa në Izmir 1.355.078 doza.

Procesi i sigurimit dhe injektimit të vaksinës

Deri më tani në Turqi janë siguruar rreth mbi 26 milionë doza të vaksinës CoronaVac, ndërsa pritet që në qershor të sigurohet furnizimi me 30 milionë vaksina BioNTech.

Ndërkohë, kanë përfunduar punimet e fazës 2 për vaksinat vendase dhe synohet që brenda disa javëve të ardhshme të kalohet në fazën 3.

Sipas kalendarit të vaksinimit me katër faza të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë përfunduar vaksinimet në fazën e parë për shtetasit mbi 65-vjeç, për punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, personat që qëndrojnë në shtëpitë e mbrojtjes si dhe punonjësit e tyre.

Po ashtu vazhdon vaksinimi për individët mbi 60-vjeç që janë të përfshirë në fazën e dytë dhe për disa të sëmurë kronikë që janë të përfshirë në fazën e tretë.

Në fazën e katërt do të vaksinohen ata persona të cilët “nuk kanë mundur të vaksinohen edhe pse iu ka ardhur radha” pas vaksinimit për grupet e profesionit dhe grup moshave të ndryshme në çdo fazë. Ministria e Shëndetësisë, me përshpejtimin e proceseve të furnizimit planifikon që në qershor të fillojë vaksinimin e personave mbi 40-vjeç

Me rastin e muajit Ramazan qytetarët mund të vaksinohen edhe pas iftarit.



.. .

Ngjarja paraprake

Indonezi, mbi 180 të vdekur nga përmbytjet

Ngjarja e ardhëshme

Zyrtare: Barcelona është njëra nga themelueset e Superligës Evropiane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian