Turqia ka përdorur mbi 15 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se në kuadër të luftës kundër COVID-19 ka shkuar në mbi 15 milionë numri i vaksinave të përdorura përfshirë dozat e para dhe të dyta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të ministrisë që ndodhen në faqen “https://covid19asi.saglik.gov.tr” mësohet se në vend që nga ora 13:45 me orën lokale janë kryer 8.403.697 vaksina për dozën e parë dhe 6.599.897 vaksina për dozën e dytë duke arritur në gjithsej mbi 15 milionë.

Ndërkohë përfshirë dozat e para dhe të dyta në Stamboll janë kryer 2.338.022 doza, në Ankara 1.185.118 ndërsa në Izmir 1.008.257 doza.

Procesi i sigurimit dhe injektimit të vaksinës

Deri më tani në Turqi janë siguruar rreth 28 milionë doza të vaksinave CoronaVac dhe BioNTech, 18 milion prej të cilave janë vendosur në përdorim ndërsa sasia që përkon me rreth 10 milionë doza të cilat nuk janë vendosur ende nëpër shishe do të aplikohen pas përfundimit të mbushjes së tyre.

Teksa vazhdojnë bisedimet me kompanitë e tjera që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 të cilat janë në përdorim në të gjithë botën, pritet që deri në fund të muajit maj në Turqi të mbërrijnë edhe 100 milionë doza të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa punimet që vazhdojnë për vaksinat vendase synohet që deri në fund të muajit prill të kalohet në fazën-3 e cila është edhe faza e fundit para aplikimit.

Sipas kalendarit të vaksinimit me katër faza të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë përfunduar vaksinimet për shtetasit mbi 65 vjeç, për punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara për ata që qëndrojnë në shtëpitë e mbrojtjes dhe punonjësit e tyre.

Po ashtu vazhdon vaksinimi për individët mbi 60 vjeç të përfshirë në fazën e dytë dhe për disa të sëmurë kronikë që janë të përfshirë në fazën e tretë.

Në fazën e katërt do të vaksinohen ata persona të cilët “nuk kanë mundur të vaksinohen edhe pse i ka ardhur radha” pas vaksinimit për grupet e profesionit dhe grup moshave të ndryshme në çdo fazë.



.. .

Ngjarja paraprake

Kryeministri sllovak jep dorëheqje mes mosmarrëveshjeve për blerjen e vaksinave Sputnik

Ngjarja e ardhëshme

Takimi Zaev-Mickoski, regjistrimi anulohet për në muajin shtator

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian