Turqia i dhuron pajisje ushtarake Ushtrisë së Gjeorgjisë

Turqia i ka dhuruar pajisje ushtarake ushtrisë së fqinjit të saj verilindor Gjeorgjisë, njoftuan zyrtarët ushtarakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Donacionet turke përfshijnë matës laserikë të largësisë dhe pajisje të ndryshme inxhinierike për qëllime të ndryshme, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjeorgjisë.

Gjatë ceremonisë së donacionit të pajisjeve të vlefshme të pranishëm ishin zyrtarë të lartë ushtarakë turq dhe gjeorgjianë, shtoi deklarata.

Duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm të mbrojtjes midis Turqisë dhe Gjeorgjisë, në deklaratë thuhet: “Pajisjet e dhuruara do t’u ndahen regjimenteve të ndryshme luftarake dhe inxhinierike dhe do të jenë lehtësim për kryerjen e detyrave të tyre të caktuara”.

Ky hap pason donacionin e Turqisë nëntorin e kaluar me 36 autobusë, 12 mjete të blinduara tokësore dhe pajisje të ndryshme të tjera për Ushtrinë e Gjeorgjisë.



. .

Ngjarja paraprake

Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

​La Liga spanjolle rikthehet sot me këto ndeshje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian