Turqia: Franca rrit tensionin duke thirrur ambasadorin e saj

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë tha se Franca ka rritur tensionin duke tërhequr ambasadorin e saj në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese, nga ministria thonë se Franca vazhdon qasjen e saj “të njëanshme dhe egocentrike” ndaj incidenteve dhe në marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë.

Në kumtesë thuhet se nuk kishte asnjë reagim nga Franca lidhur me projeksionin e karikaturave në ndërtesat shtetërore në vend, të cilat ofenduan myslimanët.

Përderisa Turqia po lufton kundër të gjitha llojeve të terrorit dhe dhunës, në kumtesë rikujtohet se Ankaraja shprehu keqardhje për vrasjen e një mësuesi francez që ndodhi së fundmi.

“Keqardhja jonë u shpreh nga Ambasadori ynë në Paris, përfaqësuesi më i lartë i shtetit tonë në Francë”, theksohet në kumtesë.

Nga MPJ-ja turke gjithashtu thonë se Franca nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me mësuesit turq të cilët janë martirizuar nga organizata terroriste PKK për vite me rradhë.

“Turqia nuk diskriminon askënd në bazë të gjuhës, fesë, racës dhe mendimeve, ndërsa lufton terrorizmin”, theksohet gjithashtu në kumtesë.

Dje, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan iu përgjigj vërejtjeve të Macronit në të cilat ky i fundit kishte akuzuar muslimanët për “separatizëm” dhe e përshkroi Islamin si “një fe në krizë në të gjithë botën”.

“Cili është problemi i Macronit me islamin? Cili është problemi i tij me myslimanët? Ai ka nevojë për kontrolle psikike. Çfarë tjetër mund t’i themi një presidenti që nuk e kupton lirinë e besimit dhe sillet në këtë mënyrë me miliona pjesëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij?”, u shpreh Erdoğan.

Pas kësaj, nga Pallati Elysee njoftuan se Franca ka thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Turqi.



.. .

Ngjarja paraprake

Mbi 40% e mbështetësve të Trump dhe Biden nuk do ta pranojnë humbjen në zgjedhjet presidenciale

Ngjarja e ardhëshme

Një kishë shndërrohet në… sallë studimi për studentët me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian