Turqia fillon operacionin antiterrorist “Yıldırım-15 Mutki-Sarpkaya” në qytetin Bitlis

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka filluar operacionin antiterrorist “Yıldırım-15 Mutki-Sarpkaya” në qytetin Bitlis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke njofton se komanda e xhandarmërisë së qytetit Bitlis filloi operacionin “Yıldırım-15 Mutki-Sarpkaya” për të eliminuar kërkimet për strehim dhe aftësinë e veprimit para dimrit të organizatës terroriste separatiste, si dhe për të siguruar që organziata të mos rifitojë aftësinë e komunikimit tashmë të eliminuar brenda vendit dhe për për t‘i dhënë fund plotësisht pranisë terroriste brenda vendit.

Në operacion marrin pjesë 48 njësi me gjithsej 816 forca operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë që janë me detyrë në komandën e xhandarmërisë së qytetit Bitlis.

Në kuadër të operacioneve ‘Yıldırım‘, që kanë filluar më 13 korrik për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit, deri më sot janë neutralizuar gjithsej 143 terroristë. Gjithashtu në operacione janë kapur 74 bashkëpunëtorë, janë shkatërruar 251 shpella, strehimore dhe depo, si dhe janë konfiskuar armë-municione, si dhe produkte të shumta ushqimore dhe jetësore.



.. .

Ngjarja paraprake

Njerëzit e zgjuar duan të qëndrojnë vetëm

Ngjarja e ardhëshme

Pakistani goditet nga një tërmet 5.4 ballësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian