Turqia fillon fazën e re të operacionit anti-terrorist në lindje të vendit

Turqia sot bëri të ditur fillimin e fazës së re të operacioneve të saj të brendshme anti-terroriste në lindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni “Eren-7” vazhdon në rajonin e luginës Mercan-Munzur të provincës lindore Tunceli me 59 ekipe operacionale, përfshirë mbi 1.000 pjesëtarë nga xhandarmëria, policia dhe rojet e fshatit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Gjashtë fazat e para të operacionit të nisur këtë vit, “Eren-1” në Tendurek, “Eren-2” në Lice, “Eren-3” në malin Agri, “Eren-4” në Karliova-Varto, “Eren-5” në Bagok dhe “Eren-6” në Mergelo, gjithashtu janë në vazhdim, sipas ministrisë.

Këtë vit, Turqia nisi operacionin “Eren”, të emëruar sipas Eren Bulbul, një 15-vjeçar i cili u martirizua nga organizata terroriste PKK më 11 gusht të vitit 2017. Operacioni i ri synon të eliminojë grupin terrorist të PKK-së dhe të pastrojë rajonin nga terroristët.

Ministria gjithashtu shtoi se të paktën 3 terroristë janë “neutralizuar”, 41 bashkëpunëtorë janë arrestuar, 168 shpella dhe strehimore të përdorura nga terroristët janë shkatërruar dhe sasi të mëdha armësh dhe municione janë sekuestruar në kuadër të operacioneve “Eren” deri më tani.

Turqia filloi operacionet “Kapan” dhe “Yıldırım” në vitin 2020.



.. .

Ngjarja paraprake

"Franca po ballafaqohet me COVID-19 më mirë se shumica e Evropës"

Ngjarja e ardhëshme

Ylli i televizionit çmend ndjekësit me pamjen e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian