Turqia emëron Lütfi Elvanin si ministër të ri të Thesarit dhe Financave

Sipas një dekreti presidencial të botuar në Gazetën Zyrtare, Turqia ka emëruar Lütfi Elvanin si ministër të ri të Thesarit dhe Financave të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa vjen pasi ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, mbrëmë vonë dha dorëheqjen dhe sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pranoi zyrtarisht dorëheqjen e tij.

58-vjeçari Elvan ishte ministër i transportit dhe infrastrukturës midis viteve 2013-2015 dhe ministër i zhvillimit midis viteve 2016-2018.

Elvan ka shërbyer si kryetar i Komisionit të Planifikimit dhe Buxhetit të Parlamentit.

Elvan është i diplomuar në Fakultetin e Minierave të Universitetit Teknik të Stambollit, ka kryer studime master në punën e minierave dhe hulumtime në Universitetit Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një studim tjetër master në ekonomi në Universitetin Delaware me bazë në SHBA.

Ai po ashtu shërbeu në pozicione të ndryshme në institucionet ndërkombëtare si OECD dhe BE.



.. .

Ngjarja paraprake

Ali Ahmeti rrëfehet për luftën e UÇK-së: Ata të cilët thyen aktet, në kundërshtim me rregullat e luftës dhe me Kanunin shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Sërish tërmet në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian