Turqia e gatshme të jetë ‘bazë’ për revolucionin e katërt industrial

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan përsëriti synimet e vendit për t’u bërë një “bazë për produktet dhe teknologjitë e revolucionit të katërt industrial”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një video-mesazhi në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Revolucionin e Katërt Industrial të Turqisë, Erdoğan tha se kërkimi që do të kryhej në qendër do të jepte kontribute të mëdha ekonomike dhe sociale, pavarësisht se ende nuk funksionon në nivelin e pritur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Erdoğan potencoi se Turqia ishte bashkuar me Qendrën për Rrjetin e Katërt të Revolucionit Industrial, të themeluar nën Forumin Ekonomik Botëror, në fillim të vitit 2020 si një nga dy qendrat në Evropë.

“Sa më mirë të menaxhojmë transformimin dixhital, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë në periudhën e re”, tha Erdoğan.

Sipas tij, burimet njerëzore të kualifikuara do të jenë elementi më kritik në periudhën e dixhitalizimit. “Turqia, me burimet e saj relativisht të reja, ambicioze dhe të kualifikuara njerëzore, është mjaft e gatshme për këtë periudhë”, tha ai.

Erdoğan shtoi se ai dëshiron që Turqia të jetë në një pozitë udhëheqëse dhe të hapë rrugën drejt revolucioneve të tilla historike, në vend se të ndjekë nga pas. Ai shprehu shpresën se Qendra për Revolucionin e Katërt Industrial do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.



.. .

Ngjarja paraprake

Kanë një dhimbje të fortë, por gungat e këmbëve mund të shërohen pa operacion: Ilaçi popullor, i cili vërtet ka efekt të mrekullueshëm!

Ngjarja e ardhëshme

Dr. Panovski: Me 400.000 vaksina mund të arrihet mbrojtje nga Kovid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian