Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahretin Koca, tha të shtunën se përpjekjet për zhvillimin e një vaksine vendore kundër koronavirusit të ri kanë arritur në fazën e testimit në njerëz.
Duke folur përmes telefonit me presidentin turk, Rexhep Erdogan, ministri tha se edhe tri vaksina tët jera në Turqi do të arrijnë në fazën e testimit brenda shtatë apo dhjetë ditëve, shkruan Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë të shtunën i raportoi 1,502 raste të reja të koronavirusit, ndërsa gjatë kësaj periudhe u shëruan 1,211 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirusi në Turqi është 323,014, ndërsa mbi 283,000 njerëz tashmë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të kaluara, për koronavirus në Turqi u testuan rreth 103,000 persona dhe shifra e përgjithshme e të testuarve shkoi në 10.7 milionë.
Në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 59 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,384.
Në mbarë botën ,nga koronavirusi kanë vdekur më shumë se një milion njerëz. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë vendet më të prekura.