Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqe në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se konferenca e shumëpritur e Stambollit për procesin e paqes afgane është prolonguar për një datë të mëvonshme dhe se përpjekjet për të arritur paqen do të vazhdojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në funksion të zhvillimeve të fundit dhe pas konsultimeve të gjera me palët është rënë dakord të prolongohet konferenca për një datë të mëvonshme kur kushtet për të bërë përparim domethënës do të jenë më të favorshme”, tha ministria turke.

Më tej, theksohet se Turqia, Katari dhe Kombet e Bashkuara (OKB) do të vazhdojnë me vendosmëri përpjekjet e tyre të zellshme për të arritur paqen në Afganistan.

Në njoftim po ashtu thuhet se Turqia, Katari dhe OKB-ja kishin planifikuar që bashkërisht të thirrin një konference të nivelit të lartë në Stamboll nga 24 prilli deri më 4 maj, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Afganistanit dhe talebanëve “për të shtuar vrullin e negociatave që filluan në Doha shtatorin e kaluar për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Afganistan”.

Dje, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi se vendi i tij po prolongon konferencën e paqes afgane në Stamboll pas muajit të Ramazanit.

“Konferenca do të ishte e pakuptimtë pa u bashkuar talebanët. Për momentin, ne vendosëm ta prolongojmë atë pasi nuk ka qartësi në lidhje me formimin e delegacioneve dhe pjesëmarrësve. Qëllimi nuk është të nisim bisedime alternative në Doha, por të kontribuojmë në proces”, tha Çavuşoğlu për kanalin e lajmeve ‘Haberturk’.



.. .

Ngjarja paraprake

Dhjetëra artistë, përfshirë DiCaprio i kërkojnë Bidenit të "mos nënshkruajë marrëveshje klimatike me Brazilin"

Ngjarja e ardhëshme

Tre ditë pas hapjes me disa shtete, Greqia raporton sërish shifra të larta infektimesh dhe viktimash

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian