“Turqia do të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër islamofobisë”

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë njoftoi se do të vazhdojnë përpjekjet dhe iniciativat aktive në luftën kundër islamofobisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga MPJ e Turqisë me rastin e 15 Marsit, “Ditës Ndërkombëtare kundër Islamofobisë”, u përkujtuan me respekt dhe lutje 51 personat, përfshirë një shtetas turk, të cilët humbën jetën në sulmin terrorist të 15 marsit 2019 në Christchurch, në Zelandë të Re.

Në deklaratë thuhet se Turqia ka marrë rol udhëheqës në platformat ndërkombëtare kundër islamofobisë dhe intolerancës. Gjithashtu theksohet se Turqia mbështet përpjekjet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) në këtë fushë dhe për këtë qëllim me iniciativën e Turqisë është formuar Grupi i Bashkëpunimit të Muslimanëve Evropianë nën këtë organizatë.

Në deklaratë thuhet se menjëherë pas sulmeve terroriste në Zelandë të Re, më 22 mars 2019 në Stamboll u mbajt takimi urgjent i Komitetit Ekzekutiv të OIC-së në nivelin e ministrave të Jashtëm pas thirrjes së Turqisë si kryesuese e samitit. Me atë rast, është bërë thirrje për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar për luftën kundër islamofobisë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se brenda kornizës së këtij botëkuptimi, Këshilli i 47-të i Ministrave të Jashtëm të OIC-së u mblodh në Niamey më 27-28 nëntor 2020 për të shpallur 15 marsin “Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Islamofobisë”.

Në përputhje me vendimin e përmendur thuhet se në kontekstin e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për luftën kundër islamofobisë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të marrë pjesë gjithashtu në mbledhjen e nivelit të lartë që do të organizohet më 17 mars 2021 përmes video-konferencës me iniciativat e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në OKB.

“Përpjekjet dhe iniciativat tona aktive do të vazhdojnë për të mbajtur çështjen e luftës kundër islamofobisë në agjendën e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se në kuadër të punës së filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, do të përgatiten raportet vjetore për vendet ku ka akte dhe diskurse që përfshijnë islamofobinë, ksenofobinë dhe racizmin, dhe se këto raporte do të ndahen me publikun ndërkombëtar.



.. .

Ngjarja paraprake

Agim Bahtiri sot ka ditëlindjen, ja sa vjet mbush ai

Ngjarja e ardhëshme

Moderoi për herë të parë “Portokalli”, ja ç’koment bëri Xhemi Shehu për Fjoralba Ponarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian