Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për Libinë

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar u takua me ministrin e Mbrojtjes së Libisë, kolonelin Salah al-Din Ali Namroush, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se Akar priti ministrin Namroush me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara. Në takimin e zhvilluar kokë më kokë u shkëmbyen mendimet lidhur me situatën e fundit në Libi.

Në takim ministri Akar tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për trajnim, ndihmë dhe konsulencë që ofron për vëllezërit e saj libianë në fushën ushtarake dhe të sigurisë. Ai ka vënë në dukje se Turqia mbështet një Libi të stabilizuar, të pavarur dhe sovrane.



.. .

Ngjarja paraprake

Ish-lojtari i Skënderbeut firmos me skuadrën e re

Ngjarja e ardhëshme

Banka për Biznes dhuron 65 pulsoksimetër për QKMF-në e Prishtinës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian