Turqia do të mbyllë disa rrugë dhe sheshe si pjesë e masave kundër COVID-19

Turqia do të mbyllë rrugë dhe sheshe të caktuara gjatë orës së ardhshme policore 4 ditore të fundjavës si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit gjatë festimeve të Vitit të Ri, me ndalimin që mbulon edhe turistët e huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi që Ministria e Brendshme u dërgoi prefekturave, destinacionet e famshme turistike, përfshirë rrugën Istiklal dhe sheshin Sultanahmet në Stamboll, sheshin e Vullnetit Kombëtar 15 Korriku – Kizilay në kryeqytetin Ankara dhe sheshin Gundogan në provincën perëndimore të Izmirit, do të mbyllen nga ora 21:00 në mbrëmje 31 dhjetor deri në 10:00 të mëngjesit më 1 janar.

Njoftimi rikujton se ora policore e fundjavës do të vendoset një ditë më herët për të mbuluar natën e Vitit të Ri.

Ora policore e Vitit të Ri do të fillojë të enjten në orën 21:00 më 31 dhjetor dhe do të përfundojë në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës, më 4 janar.



.. .

Ngjarja paraprake

Forcat izraelite arrestojnë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ngjarja e ardhëshme

Afati dimëror kalimtar i transferimeve është shumë afër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian