Turqia dhe Lituania do të mbajnë konsultime politike

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se sot Turqia dhe Lituania do të mbajnë konsultime politike në mënyrë virtuale nën kryesimin e zyrtarëve të nivelit të lartë të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konsultimet midis dy vendeve do të mbahen në mënyrë virtuale nën kryesimin e zv/ministrit turk të Punëve të Jashtme dhe drejtorit të çështjet të BE-së, ambasadorit Faruk Kaymakcı dhe sekretarit të shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë, Arnoldas Pranckevicius.

Ministria turke njoftoi se “të gjitha aspektet” e marrëdhënieve dypalëshe do të diskutohen gjatë konsultimeve, duke shtuar se “do të shkëmbehen pikëpamje për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtar, veçanërisht solidariteti ynë brenda NATO-s dhe procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE”.



.. .

Ngjarja paraprake

Afganistan, 10 të vdekur në sulmin e talebanëve në një bazë ushtarake

Ngjarja e ardhëshme

Brazil/ Mungojnë sedativët, pacientët me Covid po torturohen!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian