Turqia dhe Gjermania diskutojnë mbi përplasjen Armeni-Azerbajxhan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot me homologun e tij gjerman, Heiko Mass, diskutoi zhvillimet e fundit në përplasjen Azerbajxhan-Armeni dhe Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Çavuşoğlu dhe Mass realizuan bisedë telefonike.

Telefonata u realizua vetëm disa ditë pasi përplasjet shpërthyen në kufirin Armeni-Azerbajxhan, pasi Armenia filloi sulmet duke shkaktuar viktima civile.

Që prej sulmeve të dielën e kaluar, tensionet kanë vazhduar të përshkallëzohen me Azerbajxhanin që mbështetet nga Turqia.

BE, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar ndalim të menjëhershëm të përplasjeve përgjatë kufirit.

Marrëdhëniet midis dy shteteve ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Gjithashtu në Mesdheun Lindor, tensionet janë duke u rritur për javë të tëra pasi Greqia ka kontestuar kërkimin e energjisë nga Turqia.



.. .

Ngjarja paraprake

Si ka ndikuar media sociale në shoqëri

Ngjarja e ardhëshme

Nga sot në tregun digjital mund të gjeni aplikacionin iLibri-SHQIP, shumë libra në një vend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian