Turqia dënon sulmin e Armenisë në Nakhchivan

Turqia sot dënoi ashpër sulmin e forcave armene ndaj Republikës Autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa që forcat e armatosura të Armenisë e lançuan nga rajoni i pushtuar Gubadli në rajonin Ordubad të Republikës Autonome Nakhchivan”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë.

“Shihet se Armenia po bëhet më agresive dita ditës për shkak të humbjeve që ka pësuar në territoret e okupuara”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Deklarata vuri në dukje se sulmi ndaj Republikës Autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit, e cila gjithashtu kufizohet me Turqinë, është “shembulli i ri dhe i rrezikshëm” i përpjekjeve të Armenisë për të përhapur përleshje nga vendet e Azerbajxhanit që i ka nën pushtimin e saj.

“Armenia duhet të heqë dorë nga këto provokime të rrezikshme”, theksojnë nga MPJ-ja turke.

Nga ministria gjithashtu thonë se Armenia kryen një krim lufte duke sulmuar civilë dhe shkel armëpushimin humanitar dhe “tani ajo përpiqet ta çojë konfliktin në dimensione të tjera”.

“Armenia duhet të vlerësojë mirë pasojat e veprimeve të saja agresive”, thuhet në deklaratë.

Nga MPJ-ja turke gjithashtu ritheksojnë “solidaritetin e plotë” me Azerbajxhanin dhe popullin e tij.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, banorët dhe objektet civile nuk u prekën nga sulmi në Ordubad.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që nga ajo kohë Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit njoftoi sot se 47 civilë kanë humbur jetën dhe 222 civilë janë plagosur në sulmet e Armenisë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.



.. .

Ngjarja paraprake

Kryetari i Malishevës: Gratë nuk po duan të marrin përgjegjësi, prandaj kemi mbet me një drejtoreshë

Ngjarja e ardhëshme

Khabib me deklaratë befasuese për McGregor: Ai pi shumë, nuk ka fokus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian