Turqia dënon sulmet e Armenisë ndaj civilëve

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmet e vazhdueshme të forcave armene ndaj civilëve në Azerbajxhan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne i mallkojmë sulmet e ndyra që forcat armene i vazhdojnë kundër civilëve pa dalluar fëmijë, të rinj apo të moshuar”, tha ministria në një deklaratë.

“Kjo politikë tradhtare e Armenisë për të terrorizuar dhe vrarë civilë është shfaqja e mentalitetit të sëmurë pas masakrës në Khojaly”, gati 30 vjet më parë, thuhet në reagim.

Ajo tha se qeveria armene, e cila përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të mos braktisur territoret e okupuara, vepron sikur të ketë humbur mendjen dhe ndërgjegjen.

Lidhur me sulmin armen në Barda, ku u vranë të paktën 21 civilë dhe u plagosën gati 70 të tjerë, ministria tha se Armenia do të mbahet përgjegjëse për kryerjen e krimeve të luftës.

“Ne urojmë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë që humbën jetën, shërim të menjëhershëm për të plagosurit dhe shprehim ngushëllimet tona për gjithë popullin azerbajxhanas”, thuhet më tej.

Turqia i bëri thirrje bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-ja, për të reaguar ndaj Armenisë.



. .

Ngjarja paraprake

​Ministria ruse e Shëndetësisë ua ndalon mjekëve të bëjnë deklarata publike për COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Lajm i mirë, nisin punimet për zbatimin e projektit në Parkun e Qytetin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian