Turqia dënon postimin anti-Islam të ligjvënësit holandez

Zëdhënësi i Partisë turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik reagoi ndaj një postimi anti-Islam në Twitter të postuar nga ligjvënësi holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilder, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ata janë armiq të njerëzimit me një mendje raciste dhe fashiste. Kjo është arsyeja pse armiqësia kundër njerëzimit gjen vend aty ku ka armiqësi ndaj Islamit”, u shpreh Çelik në Twitter.

Ali Erbas, kreu i Presidencës së Çështjeve Fetare, dënoi deklaratën e Wilders si “të papranueshme”.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare në një luftë të qartë kundër mentalitetit racist që nxit Islamofobinë dhe synon paqen shoqërore”, tha Erbas.

Të hënën, Wilders, kryetari i Partisë së ekstremit të djathtë për Liri (PVV) në Holandë, shpërndau një video-klip të shkurtër në Twitter, duke sulmuar Islamin dhe muajin e shenjtë të muslimanëve Ramazanin.



. .

Ngjarja paraprake

Të dyja kanë fëmijë me të njëjtin burrë, por ky është raporti ndërmjet Katy Perry dhe Miranda Kerr

Ngjarja e ardhëshme

Është licencuar për përdorim në mbi 40 vende të botës, vaksina Moderna ofron të paktën gjashtë muaj mbrojtje pas dozës së dytë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian