Turqia dënon ashpër sulmin e Armenisë ndaj qytetit azerbajxhanas

Turqia dënoi ashpër sulmin e fundit të Armenisë ndaj qytetit të dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, përkundër shpalljes së një armëpushimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj vendbanimeve civile që shkaktoi viktima është “një shembull i ri i provokimeve nga qeveria armene për të përhapur konfliktin përtej territoreve të pushtuara të Azerbajxhanit”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Me sulmin e fundit ndaj civilëve, tha ajo, Armenia ka zbuluar se nuk ka asnjë problem “në shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe nuk e kupton se çfarë është armëpushimi.

Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë paligjshmërinë e Armenisë, duke thënë se ajo është një reflektim i qartë i mendësisë së saj pushtuese dhe agresive.

Ndryshe, Armenia sot sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 34 të plagosur, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i përkohshëm që hyri në fuqi dje.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Më herët, Kryeprokuroria e Azerbajxhanit tha se që nga 27 shtatori, kur filluan përleshjet e fundit, të paktën 41 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Armenisë me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për rreth tre dekada.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.



.. .

Ngjarja paraprake

Zaev: Qytetarët prej nesër mund të udhëtojnë në vendet e rajonit

Ngjarja e ardhëshme

Asllani shënon për Real Madridin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian