turqia bllokon instagramin 66ac97f968a23

Turqia bllokon Instagramin

August 2, 2024
1 minut lexim

Platforma e njohur e rrjeteve sociale Instagram është bllokuar në Turqi, ka njoftuar Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë (BTK), pa dhënë asnjë arsye ose të dhëna për sa kohë do të jetë në fuqi ndalimi.

Qasja në aplikacionin celular të Instagramit është bllokuar gjithashtu.

Në faqen e BTK-së thuhet: “Instagram është bllokuar me vendim të Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit me datë 02/08/2024 dhe me numër 490.05.01.2024.-608983”.

Bëhet e ditur se lëvizja vjen pasi shefi i Komunikimit i Turqisë, Fahrettin Altun, kritikoi Instagramin për gjoja bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e Ismail Haniyeh – shefit politik të Hamasit i cili u vra në një sulm ajror në Teheran, Iran, shkruan euronews.

Hamasi fajësoi menjëherë Izraelin për sulmin dhe e shpalli Haniyeh një “martir”.

“Pavarësisht se sa palestinezë vret Izraeli, kauza e drejtë e Palestinës nuk do të fshihet nga historia”, tha Altun pas lajmit për vdekjen e Haniyeh.

“Shteti i Izraelit do të hyjë gjithashtu në histori si autor i vrasjeve pa gjyq, atentateve, pushtimit dhe gjenocidit”, shtoi ai.

“Unë dënoj fuqishëm edhe platformën e rrjeteve sociale Instagram, e cila i pengoi njerëzit të publikonin mesazhe ngushëllimi për martirizimin e Haniyeh pa asnjë justifikim”, vazhdoi Altun.

“Kjo është një përpjekje shumë e qartë për censurë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shba ja donte ta perfshinte navalnyn ne kembimin e te burgosurve 66ac965b2a716
Story i mëparshëm

SHBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve

ancelotti iu gezohet talenteve 66ac98701e990
Story i radhës

Ancelotti iu gëzohet talenteve

Të fundit nga

ShkoLartë