Turqia arreston të dyshuarit e FETO-s që u përpoqën të ikin në Greqi

Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se 2 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO u kapën në Turqinë veriperëndimore teksa përpiqeshin të arratiseshin në mënyrë të paligjshme në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u arrestuan dhe u morën në paraburgim në Edirne, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Raporti i mantelbardhëve me pacientët është shqetësues, kërkohen ndryshime ligjore

Ngjarja e ardhëshme

Kosto e Jetesës në Shqipëri, Tirana ndër Vendet më të Shtrenjta në Rajon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian