Turqia arrestoi 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të iknin në Greqi

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të paktën 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të arratiseshin në Greqi u arrestuan në Turqinë veriperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se të dyshuarit e arrestuar në provincën Edirne ishin në listën e të kërkuarve si anëtarë të grupit terrorist PKK.

Të dyshuarit u transferuan në komandën lokale të xhandarmërisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 7 të vdekur,721 raste të reja. Shërohen 171 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

A do bëhet sërish nënë? Aurela Gaçe flet për zgjerimin e familjes dhe përballjen me ankthin: Ngela borxh 15 mln lekë, merrja avionin …

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian