Turqia: Armëpushimi Azerbajxhan-Armeni nuk mund të zëvendësojë zgjidhjen e qëndrueshme

Turqia përshëndeti armëpushimin humanitar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë si një “hap të parë të rëndësishëm”, por theksoi se masa të tilla “nuk mund të zëvendësojnë zgjidhjen e qëndrueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria e Jashtme turke gjithashtu riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Ankarasë për Azerbajxhanin “në terren dhe në tryezën e negociatave”.

“Armëpushimi i cili u shpall për arsye humanitare për shkëmbimin e të burgosurve të luftës dhe kufomave është një hap i parë i rëndësishëm, por nuk mund të zëvendësojë zgjidhjen e qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

“Që nga fillimi, Turqia gjithmonë ka nënvizuar se do të mbështesë vetëm ato zgjidhje që janë të pranueshme për Azerbajxhanin. Me këtë mirëkuptim, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit vëllazëror në terren dhe në tryezë”, theksohet më tej.

Armëpushimi hyri në fuqi në orën 12:00 sipas kohës lokale të shtunën.

Ministria tha se Azerbajxhani “i ka treguar Armenisë dhe gjithë botës se mund të marrë tokat e saj të pushtuara për 30 vjet me mjetet e veta dhe vetëbesim”.

“Në këtë proces, thirrjet për armëpushim u bënë nga e gjithë bota me arsye humanitare. Si pasojë, Azerbajxhani i dha Armenisë një mundësi të fundit për t’u tërhequr nga territoret që ka pushtuar”, shtohet në deklaratë.



. .

Ngjarja paraprake

“Baby I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat promovohet në billbordet e “Times Square”

Ngjarja e ardhëshme

Kërkesë e kamotshme e vitiasve!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian