Turqia akuzon Macronin për “mbjelljen e Islamofobisë”

Turqia akuzoi sot presidentin francez Emmanuel Macron për “inkurajimin e Islamofobisë” me vërejtjet e tij të fundit duke pretenduar se “Islami është në krizë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pretendimi nga presidenti Macron se ‘Islami është në krizë’ është një deklaratë e rrezikshme dhe provokuese, duke inkurajuar islamofobinë dhe demagogjinë anti-muslimane”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.

“Duke e bërë islamin dhe muslimanët kurban për dështimet e Republikës Franceze është shumë larg politikës racionale”, shtoi ai.

Të premten e kaluar, Macron njoftoi një plan të diskutueshëm kundër të ashtuquajturit “separatizëm islamik” në vend.

Në një fjalim, Macron pohoi se islami është një fe që “po përjeton një krizë në të gjithë botën”.



.. .

Ngjarja paraprake

Eksperti i gjuhës së trupit e zbulon trukun e vetëbesimit

Ngjarja e ardhëshme

FFK i kërkon Zemajt rikthimin e tifozëve në stadiume

të fundit nga