Turqi, vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste FETO

Autoritetet turke lëshuan urdhër për arrestimin e të paktën 36 personave nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, sipas një burimi të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët kërkuan arrestimin e të dyshuarve, përfshirë 24 ushtarakët në detyrë, tre të pensionuar dhe nëntë të shkarkuar, në provincën veriperëndimore Balıkesir në kuadër të hetimit të nisur për infiltrimin e grupit terrorist në ushtri, tha burimi në kushte anonimiteti.

Për të dyshuarit u konstatua se ishin në kontakt me anëtarët e FETO-s përmes telefonit.

Një operacion i njëkohshëm u nis në 32 provinca, tha burimi.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Vazhdon heshtja, përse Gattuso nuk po prononcohet për media pas ndeshjeve?

Ngjarja e ardhëshme

Beyonce bën histori në Grammy

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian