Turqi, urdhër-arreste për 48 të dyshuar të FETO-s

Sot u lëshuan urdhër-arreste për dhjetëra persona të lidhur me Organizatën Terroriste FETO për kurdisjen e provimeve në polici në vitin 2005, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Zyra e kryeprokurorit në kryeqytetin Ankara, grupi terrorist ua zbuloi pyetjet anëtarëve të tij në provimin për zëvendës shef të policisë dhe manipuloi rezultatet.

Urdhër-arreste janë lëshuar për 48 persona të përfshirë në mashtrim të provimeve pas një hetimi nga Departamenti i krimeve terroriste, thuhet në deklaratë.

Forcat turke arrestuan sot gjithashtu 26 të dyshuar të FETO-s në operacione në qytete të ndryshme.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Gjermani, shkon në mbi 60 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Yndyra dhe vaji nuk janë më një problem; Ja si të pastroni lehtësisht kuzhinën nga këto dy përbërës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian