Turqi, urdhër arreste për 301 të dyshuar lidhur me FETO-n

Prokurorët në Turqi lëshuan urdhër-arreste për 301 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin me bazë në Stamboll i zhvilluar paralelisht në 42 qytete, urdhër-arreste u lëshuan për 294 të dyshuar, tha Zyra e prokurorit në një deklaratë.

Të dyshuarit, me 292 prej tyre të shkarkuar ose ushtarë në detyrë, pretendohet të jenë të përfshirë në “strukturën e shërbimeve private” të së ashtuquajturës strukturë private e organizatës në Forcat e Armatosura Turke, thuhet në deklaratë.

Disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim, thuhet më tej.

Në një operacion të ndarë i bazuar në provincën perëndimore Balikesir, u lëshuan urdhër arreste për 7 të dyshuar të FETO-s që fshiheshin në shtëpitë e celulave të grupit terrorist dhe 5 prej tyre u arrestuan, tha një burim sigurie në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media .

Kërkimi po vazhdon për dy të dyshuarit e mbetur, theksoi burimi.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

Ankaraja po ashtu e akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Rrëzohet një dron izraelit në Gaza

Ngjarja e ardhëshme

Këto pesë zakone të këqija ndikojnë tek zbokthi, ja si duhet të veproni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian