Turqi, urdhër arrest për arrestimin e 44 pjesëtarëve të FETO-s

Prokuroria në Ankara lëshoi urdhër arrest për së paku 44 persona në kuadër të hetimit mbi mashtrimet e pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO në provimet profesionale për pranim dhe avancim në shërbim në sferën e drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Prokuroria thonë se hetimi është ngritur pasi u konfirmua se anëtarët e FETO-s në vitin 2011 vodhën pyetjet për provimin shtetëror për pranimin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe se në këtë mënyrë mundësuan infiltrimin e elementeve të reja terroriste në institucionet gjyqësore të Turqisë.

Theksohet se bëhet fjalë për persona që janë emëruar si gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët më pas u pezulluan, ndërsa për shumicën prej tyre është vërtetuar se përdorin ByLock, aplikacion për komunikim të koduar mes pjesëtarëve të FETO-s.

Në rrjedhë është operacioni për arrestimin e pjesëtarëve të dyshuar të FETO-s.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Bëhet fjalë për një organizatë që e kryeson Fetullah Gülen, që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ekstradimin e të cilit Turqia formalisht e ka kërkuar nga Washingtoni.



.. .

Ngjarja paraprake

Fauci: Jeta normale në SHBA e mundur në vjeshtë nëse vaksinohen 70-85 për qind deri në fund të verës

Ngjarja e ardhëshme

Momenti kur Klopp i vërsulet trajnerit të Burnleyt në tunelin e stadiumit

të fundit nga