Turqi, terroristi i neutralizuar i PKK-së kishte martirizuar 5 punëtorë

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka bërë të ditur se njëri prej dy terroristëve të PKK-së që u neutralizuan dje në juglindje të Turqisë kishte marrë pjesë në dy sulme vdekjeprurëse ndaj punëtorëve në fillim të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ahmet Çağdavul, me emrin e koduar Baran Kici, u neutralizua në Şırnak përmes një operacioni të përbashkët të inteligjencës dhe xhandarmërisë turke me mbështetjen ajrore, bëhet e ditur në deklaratën e sotme të ministrisë.

Ai kishte marrë pjesë në dy sulme në Silopi këtë vit, në maj dhe qershor, ku u martirizuan gjithsej 5 punëtorë, përfshirë 4 punëtorë të ndërtimit të rrugës të vrarë nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” për terroristët e vrarë, të kapur apo që janë dorëzuar.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Zbulohen të gjitha detajet e modeleve të reja iPhone 12

Ngjarja e ardhëshme

Zaharieva: Është e nevojshme që Maqedonia e Veriut t’i pranojë realitetet historike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian