Turqi, shpenzimet në shëndetësi tejkaluan 35,4 miliardë dollarë në vitin 2019

Shpenzimet në shëndetësi në Turqi shënuan një rritje prej 21,7 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 201,3 miliardë lira turke (35,44 miliardë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zyrës statistikore TurkStat, “përqindja e shpenzimeve aktuale shëndetësore ndaj shpenzimeve totale shëndetësore të vitit 2018 ishte 93,8 për qind, ndërsa të shpenzimeve të vitit 2019 ishte 93,4 për qind”.

TurkStat njoftoi se shpenzimet shëndetësore për kokë banori në vitin 2019 arritën në 2.434 lira turke (428 dollarë), duke shënuar një rritje prej 19,9 për qind.

Proporcioni i shpenzimeve totale shëndetësore i Prodhimit Bruto të Brendshëm (PBB) të Turqisë vitin e kaluar ishte 4,7 për qind, ndërsa në vitin 2018 ushte 4,4 për qind.

“Shpenzimet e shëndetësisë nga xhepi i familjeve për trajtim, farmaci dhe të tjera arriti mbi 33,6 miliardë lira turke (5,9 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 17,4 për qind në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë”, tha TurkStat.

Proporcioni i shpenzimeve shëndetësore të qeverisë së përgjithshme ndaj shpenzimeve shëndetësore ishte 78 për qind vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2018 ishte 77,5 për qind.

TurkStat po ashtu raportoi se 48,2 për qind e shpenzimeve shëndetësore ishin shpenzuar për spitalet, duke u pasuar nga shitja me pakicë dhe ofruesit e tjerë të mallrave mjekësore me 25,8 për qind dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor ambulator me 11,9 për qind.



.. .

Ngjarja paraprake

Jeni në dilemë se kë të zgjidhni, kafen apo çajin? E thotë studimi se cila është më e mira për në mëngjes

Ngjarja e ardhëshme

“GucciFest” po mbahet – ja si ta shihni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian