Turqi, shkatërrohen dy strehimore terroriste

Forcat turke të sigurisë shkatërruan dy strehimore terroriste në provincën lindore Tunceli, tha sot prefekti provincial, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, prefekti tha se komanda e xhandarmërisë provinciale nisi një operacion kundër terrorizmit në zonat rurale të rrethit Mazgirt dhe gjeti strehimore terroriste në të cilat ruheshin municione dhe eksplozivë së bashku me materiale.

Forcat e sigurisë sekuestruan 75 kilogramë nitrat amoniumi të përdorur për të prodhuar eksploziv, një radio, blloqe baterie, 120 metra kabllo, 10 litra benzinë përveç dhjetëra librave organizativë, veshjeve dhe materialit jetësor.

Megjithëse deklarata nuk përmendi ndonjë grup specifik, grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Grashkoska paralajmëron kontrolle të shtuara të inspektorëve

Ngjarja e ardhëshme

Pirlo i përcakton taktikat falë shkathtësive të futbollistëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian