Turqi, shkarkohen 11 gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me FETO-n

Këshillit të Gjykatësve dhe Prokurorëve (HSYK) i Turqisë shkarkoi sot 11 gjyqtarë dhe prokurorë, pasi u zbulua se ishin të lidhur me organizatën terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas diskutimeve dhe ekzaminimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë, asambleja e përgjithshme e HSYK-së arriti në përfundimin se ata kanë lidhje me FETO-n dhe vendosi t’i shkarkojë.

Që nga grusht shteti i mposhtur i vitit 2016, më shumë se 4.500 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar si pjesë e hetimit në grupin terrorist.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Robin Krasniqi rrëfehet, ëndërron meçe në Prishtinë dhe Tiranë

Ngjarja e ardhëshme

Misionari serb nga Brukseli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian